Euroleague me surpriza: Humbasin Real Madrid dhe Barcelona, fitojnë Bayern, Virtus e Olympiacos

2 Mars 2024
13:37
Telesport
back button

Ndeshjet e raundit të 27-të të Euroleague në basketboll për meshkuj kanë dhuruar mjaft surpriza. E para është humbja e kryesuesve të Real Madrid, që në fushën e tyre u mundën 86-97 nga Panathinaikos.

Fitorja ngjit skuadrën greke në vendin e tretë, ndërkohë që pavarësisht humbjes, skuadra madrilène kryeson e shkëputur. Zhgënjim edhe për Barcelona, që u mund në shtëpi 77-67 nga Monaco, por ruan vendin e dytë.

Gjithsesi, beteja për zonën play off është mjaft e fortë, pasi përvec Real Madrid të gjitha ekipet e tjera janë të pasigurta për të qenë në tetëshë. Fitore të rëndësishme korrën Virtus Bolonja e Olympiacos, që qëndrojnë mes më të mirave.

Euroleague-Raundi i 27-të

Alba Berlin – Maccabi Tel Aviv, 71-106

Virtus Bolonja – Valencia Basket, 87-74

Partizan Beograd – Anadolu Efes, 100-90

Real Madrid – Panathinaikos, 86-97

Fenerhabce – Baskonia Gasteiz, 111-96

Zalgiris Kaunas – Olympiacos, 76-95

Villeurbanne – Armani Milano, 81-77

Bayern Mynih – Crvena Zvezda, 74-66

Barcelona – Monaco, 67-77

Lajme të tjera

Lajmet e fundit