Euroleague me surpriza në krye, tjetër dështim për Real Madrid

19 Tetor 2020
9:27
Telesport
back button

Skuadra lituaneze e Zalgiris Kaunas vijon të dominojë në sezonin 2020-2021 të Euroleague, duke udhëhequr renditjen me 4 fitore në katër raunde të luajtura deri më tani.

Zalgiris fitoi edhe këtë javë, 89-73 ndaj turqve të Anadolu Efes. Në vendin e dytë klasifikohen me nga 3 fitore 6 skuadra, ku spikatin Armani Milano e Barcelona, që po bëjnë një paraqitje të mirë.

Vijon të zhgënjejë Real Madrid, në vendet e fundit me vetëm një fitore, duke u mundur edhe këtë javë. Në fazën play off shkojnë 8 skuadrat e para në përfundim të sezonit të rregullt.

Euroleague – Raundi 4

Zalgiris Kaunas – Anadolu Efes, 89-73

Villeurbanne – Crvena Zvezda, e shtyrë

Barcelona – Panathinaikos, 97-89

CSKA Moskë – Alba Berlin, 88-93

Fenerbahce – Bayern Mynih, 71-75

Olympiacos – Maccabi Tel Aviv, 85-82

Armani Milano – Real Madrid, 78-70

Baskonia Gesteiz – Khimki Moskë, 77-60

Valencia Basket – Zenit st.Petërburg, 20-0

Renditja e Euroleague

Lajme të tjera

Lajmet e fundit