Euroleague, përcaktohen çiftet çerekfinaliste të play off-it

19 Prill 2021
11:35
Telesport
back button

Pas përfundimit të sezonit të rregullt, janë përcaktuar 8 ekipet çerekfinaliste të play off-it në Euroleague në basketboll për meshkuj.

Duke nisur nga datat 20-21 prill do të nisë faza play off, ku 8 skuadrat më të mira do të përballen mes tyre me sistem eliminimi direkt, sipas formulës: 1-8, 2-7, 3-6, 4-5, në bazë të renditjes pas përfundimit të sezonit të rregullt.

Do të luhet me 3 ndeshje të fituara dhe më tej, 4 ekipet fituese do të kualifikohen për në “final four”, që këtë vit do të zhvillohet në Këln të Gjermanisë (28-30 maj).

Euroleague – Çerekfinale Play off

20 prill, Anadolu Efes – Real Madrid

20 prill, Armani Milano – Bayern Mynih,

21 prill, CSKA Moskë – Fenerbahce,

21 prill, Barcelona – Zenit st.Petersburg

Lajme të tjera

Lajmet e fundit