Euroleague: Real Madrid e Olympiacos ndajnë kreun, sfidë e fortë për play off-in

2 Shkurt 2023
9:30
Telesport
back button

Ndeshjet e raundit të 22-të të Euroleague kanë konfirmuar dominimin e spanjollëve të Real Madrid e grekëve të Olympiacos, që ndajnë kreun e turneut më të rëndësishëm të basketbollit në Europë. Të dyja këto skuadra fituan në ndeshjet e fundit.

Real Madrid mposhti 83-68 Panathinaikos në fushën e tij, ndërsa Olympiacos mundi 93-73 Fenerbahce, ndeshje e luajtur në Turqi. Nuk zhgënjen as skuadra e Barcelonës, që triumfoi 83-78 ndaj Maccabi Tel Aviv, ndërsa francezët e Monaco mundën 102-84 Alba Berlin.

Beteja për një vend në play off, ku shkojnë tetë skuadrat e para, është mjaft e fortë. Jashtë kësaj zone ndodhet ekipi i Anadolu Efes, kampion në fuqi, që fitoi 80-70 ndaj Zalgiris Kaunas. Fiton edhe Valencia, që mundi 84-72Bayern Mynih, ndërsa Virtus Volonja fitoi 84-72 ndaj Crvena Zvezda.

Euroleague – Raundi i 22-të

Fenerbahce – Olympiacos, 73-93

Armani Milano – Baskonia Gasteiz, 89-83

Valencia Basket – Bayern Mynih, 82-73

Partizan Beograd – Villeurbanne, 92-71

Barcelona – Maccabi Tel Aviv, 83-78

Virtus Bolonja – Crvena Zvezda, 84-72

Anadolu Efes – Zalgiris Kaunas, 80-70

Alba Berlin – Monaco, 84-102

Real Madrid – Panathinaikos, 83-68

Lajme të tjera

Lajmet e fundit