Euroleague: Real Madrid përmbys Barcelonën, sfidon kampionët e Efes në finale

20 Maj 2022
8:26
Telesport
back button

Skuadra turke e Anadolu Efes dhe ajo spanjolle e Real Madrid janë dy finalistët e edicionit 2021-2022 të Euroleague në basketboll për meshkuj. Ndeshjet gjysmëfinale të “final four” u luajtën në Beograd, ku nuk munguan surprizat.

Kampionët në fuqi të Anadolu Efes fituan falë një gjuajtje të saktë në sekondën e fundit nga distanca të Micic (15 pikë). Një ndeshje që dukej se po shkonte drejt kohës shtesë, por turqit treguan se janë kampionët në fuqi dhe e merituan fitoren.

Një rezultat disi i papritur, pasi fillimi i këtij sezoni ishte katastrofik për Anadolu Efes, por që e mori veten më kalimin e kohës. Më të mirët në këtë ndeshje ishin Larkin me 21 pikë e Bryant me 16 për turqit. Për Olympiacos u dallua McKissic me 12 pikë.

Në gjysmëfinalen tjetër, Real Madrid fitoi 86-83 ndaj Barcelonës në derbin spanjoll. Edhe këtu një ezultat i papritur, pasi katalanasit udhëhiqnin me 11 pikë pas përfundimit të pjesës së parë, ndërsa në të dytën erdhi përmbysja e ekipit madrilen.

Për Barcelonën u dallua Mirotic me 26 pikë, por që smjaftuan për të evituar humbjen. për Rea Madrid, Yabusele e Causeur realizuan nga 18 pikë secili, mbështetur edhe nga Llull me 15 pikë. Finalja do të luhet ditën e shtunë.

Euroleague – Final Four

Olympiacos – Anadolu Efes, 74-77

Barcelona – Real Madrid, 83-86

21 maj

Vendet 3-4, Olympiacos – Barcelona

Finale, Anadolu Efes – Real Madrid

Lajme të tjera

Lajmet e fundit