Nata shqiptare u buzeqesh tre ekipeve pjesemarrese! Partizani, Ballkani dhe Struga tani do te kene pengesen e fundit para hyrjes per ne grupet e Conference League.
Partizani – Partizani mbërrin deri në fazën Play-Off të Conference League teksa mposhtën në Elbasan Arena me shifrat 1-0 Valmierën duke fituar edhe ndeshjen e kthimit pas triumfit në transfertën letoneze me shifrat 1-2. Të besuarit e trajnerit Zoran Zekic u konfirmuan superior ndaj rivalëve. Kampionët e Shqipërisë arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 21-të, Tedi Cara realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Ishte Arinaldo Rrapaj ai që fitoi faullin pas një kontakti në zonë dhe sulmuesi Cara konfirmoi formën në këtë fillim të sezonit. Në vijim, Partizani provoi sërish me Carën, Gjelbrim Taipin dhe Grezdën, por rezultati nuk ndryshoi dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.
Në fraksionin e dytë, miqtë u shfaqën më kërkues megjithatë portieri Qirko ia doli të ndalte ofensivën e letonezëve ndërsa në një rast Partizani pati edhe fatin me vete pasi miqtë u ndalën nga tranversa. Skuadra e kuqe tashme do te kete pengesen e fundit perpara grupeve, ku do te perballet ndaj ekipit te Kazakistanit, Astana.
Ballkani – Skuadra kampione e Kosoves fiton edhe takimin e dytë ndaj Lincoln Red Imps dhe rikthehet sërish në raundin “play-off” të Conference League. Kampionët e Kosovës triumfuan 1-3 në transfertë, falë golave të Meriton Korenices (eurogol), kapitenit Edvin Kuc dhe Qëndrim Zybës në pjesën e dytë.
Ndërkohë që spanjolli Juampe realizoi golin e nderit për vendasit. Skuadra e Ilir Dajës u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 5-1. Objektivi i radhës është kualifikimi në fazën e grupeve. Njësoj si verën e kaluar qe ia dolen dhe fituan goxha ne terma ekonomike.
Ballkani do të përballet në dy “finalet” e mëdha kundër Bate Borisov qe eshte eliminuar ndaj Sherif Tiraspolit, pasi sonte barazoi 2-2 pasi kishte humbur me rezultatin 5-1 ne Moldavi.
Struga – Edhe Struga në “play-off” të Conference League. Për herë të parë në histori, skuadra shqiptare, që sezonin e fundit fitoi titullin e parë kampion në Maqedoninë e Veriut, arrin kete faze pasi zhvilloi një ndeshje heroike në Luksemburg.
2-1 përfundoi dueli i dytë përballë Hesperange, me djemtë e Shpëtim Duros që festuan kualifikimin falë suksesit 3-1 në Shkup. Struga luajti me dhjetë lojtarë që pas daljes me të kuq të Marjan Radeskit në minutën e 15’.
Gjithsesi, Besart Ibraimi shënoi një gol të bukur me kokë dy minuta më vonë. Goleadori 36-vjeçar kishte një tjetër mundësi të artë në fraksionin e parë, njësoj si Bunjamin Shabani. Ndërkohë që vendasit u ndalën nga shtylla.
Pjesa e dytë foli për Hesperange, që u përball me një super Vedran Kjosevski. Portieri boshnjak i Strugës kreu disa pritje fantastike, teksa u dorëzua te goditja potente e brazilianit Gustavo (70’).
Vendasit gjetën edhe golin e avantazhit në minutën e katërt shtesë. Në fund pati festë strugane, me “armatën” e Shpëtim Duros që do të sfidojë islandezët e Breidablik për një biletë në fazën e grupeve. Me kualifikimin e sotëm, klubi shqiptar i Maqedonisë së Veriut ka arkëtuar deri në këtë fazë plot 1.4 mln euro.