Europa League u rikthye sot me ndeshjet e fazes se 1/8-ve teksa 4 ndeshjet e ores 18:45 jane mbyllur. Roma fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Real Sociedad në “Olimpico”, duke hedhur nje hap te rendesishem ne fazen tjeter edhe pse do te duhet te luaje ne Spanje pas nje jave.
Vendasit gjetën golin në minutën e 13’ me El Shaarawy që gjeti rrjetën pas asistit të Abraham. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat tentuan portat respektive, megjithatë në minutën e 87’ Roma vulosi fitoren me Marash Kumbullën. Nje gol i bukur me koke dhe festa me pas duke futur topin nen fanele dhe e puthur ne pritje qe te behet baba pasi per pak muaj lind vajza e tij…
Shqiptari që e nisi këtë sfidë në minutën e 46’, pas një goditje nga këndi të Dybala e dërgoi topin në rrjetë me goditje me kokë dhe më pas bëri festimi e veçantë, duke treguar se së shpejti do të bëhet baba.
Ka qenë vetë Kumbulla më 8 mars që ka treguar se do të bëhet baba i një vajze të vogël: “Këtë vit – fjalët e tij në Instagram – festa e gruas ka një kuptim edhe më të veçantë: urimet më të mira për ju që më mbështesni çdo ditë dhe urimet më të mira. edhe për gruan tonë të ardhshme që mezi pres ta përqafoj”. Vogëlushja do të mbërrijë së shpejti, ndërkohë që i ati ia dedikoi golin e parë.
Per t’u theksuar lëndim i rëndë i kapitenit të Romës, Lorenzo Pellegrini, i cili u detyrua të largohej nga fusha në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes Roma-Real Sociedad, duke mbuluar fytyrën me një peshqir. Pasoja e një përplasjeje të rastësishme dhe shumë të dhunshme në zonën verdhekuqe me Zubeldia që i shkaktoi mesfushorit një plagë të thellë që stafi mjekësor nuk ishte në gjendje ta trajtonte në fushë. Wijnaldum hyri në vend të tij.
Sporting-Arsenal u ndanë me barazimin 2-2. “The Gunners” zhbllokuan sfidën ne minutën e 22’ me Saliba, ndërsa Sporting barazoi në minutën e 34’ me Inacio. Në minutën e 55’ Arsenal u shtang kur Paulinho realizoi golin e dytë për vendasit, por në minutën e 62’ me Xhakën që po afronte topin drejt portës së kundërshtarëve Morita tentoi ta largojë, por e dërgoi topin në rrjetë duke bërë auto gol. Kështu përballjet mes këtyre dy skuadrave do të vuloset në “Emirates Stadium”.
AUTOGOLI I SPORTING 2-2 – VIDEO
Bayer Leverkusen fitoi bindshëm 2-0 ndaj Ferencvaros-it, me takimin që e dominoi të gjithin. Ishte Demirbay ai që zhbllokoi sfidën duke realizuar në minutën e 10’, me pjesën e parë që u mbyll me vetëm një gol. Ndërsa në minutën e 86’ Tapsoba do të vuloste sfidën duke realizuar golin e dytë për vendasit.
Union Berlin-Royale Union SG u ndanë me barazimin 3-3. Ishin miqtë ta që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës me Boniface që zhbllokoi sfidën në minutën e 28’. Vendasit reaguan me Juranovic në minutën e 42’ dhe e mbyllën pjesën e parë me barazim. Në pjesën e dytë erdhën edhe katër gola të tjerë me Vertessen në minutën e 72’ dhe Boniface në minutën e 72’ për Royal Union SG. Teksa për Union Berlin rrugën drejt rrjetës në fraksionin e dytë e gjetën Knoche në minutën e 69’ dhe Michel në minutën e 89’.