Athletic Club de Bilbao është klubi i parë që siguroi matematikisht fazen e “nokautit” ne Europa League 2024-25! Ekipi bask sigurisht që do ta mbyllë fazën e pare te mini-kampionatit në Top 24 pasi fitoi 2-0 jashtë fushe, duke mundur sonte Fenerbahce.
Humbja e dyte radhazi për Josè Mourinhon, i cili pas humbjes në derbin ndaj Besiktas, u mposht edhe nga Athletic Bilbao në ditën e gjashtë të Europa League. Një sukses që u mundëson spanjollëve të kalojnë për një moment Lazion (luan nesër me Ajax) në krye të tabelës, me 16 pikë. Fenerbahçe mbetet e mbërthyer në 8 pike.
GOLI I INAKI WILLIAMS 0-1 (VIDEO)
GOLI I INAKI WILLIAMS 0-2 (VIDEO)
Ndeshja u vendos nga një dygolësh i shënuar në pjesën e parë nga Inaki Williams: goli i parë u shënua në minutën e pestë dhe goli i dytë në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë vendësit mbetën me dhjetë lojtarë për shkak të përjashtimit të Muldurit (dy kartonë të verdhë). Vendim që tërboi Jose Mourinhon. Ne stadium edhe Ceferin, presidenti i UEFA-s, perkrah presidentit te Fenerbahces, qe ka vendosur duart ne koke dhe e ka vuajtur…