Pas Champions League, sonte do te vendoset edhe fati i Europa League dhe Conference League per te kuptuar ekipet qe do te shkojne ne cerekfinale dhe nje lajm pozitiv per Italine ka mberritur me Juventusin dhe Fiorentina-n qe kane siguruar bileten per ne fazen tjeter te kompeticioneve. Bardhezinjte shkojne ne cerekfinalen e Europa League pasi kaluar Freiburg, ndersa Fiorentina ne cerekfinalet e Conference duke mposhtur ne dy ndeshjet turqit e Sivasspor (1-4 sonte)
Juventusi ka fituar dhe ne Gjermani me rezultatin 2-0 ndaj ekipit surprize kete vit ne Bundesliga, Freiburg. Ka mjaftuar goli i Vlahovic ne fund te pjeses se pare per te menaxhuar sfiden pa probleme sidomos sepse vendesit mbeten me dhjete lojtare qe ne pjesen e pare. Ne fund ka ardhur edhe goli i Federico Chiesa.
GOLI I ANULUAR I VLAHOVIC – VIDEO
Bardhezinjtë e Massimiliano Allegri-t, në fakt, kanë arritur të kalojnë në avantazh në minutën e 28-të me një gol të Dusan Vlahovic, por që është anuluar pas ndërhyrjes së VAR për një pozicion jashtë loje.
Në fundin e pjesës së parë ka ardhur episodi më i rëndësishëm i ndeshjes, me vendasit që kanë mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Gulde. Juventus ka fituar një penallti që është transformuar në gol nga Vlahovic.
GOLI ME PENALLTI I VLAHOVIC – VIDEO
Ne pjesen e dyte, Freiburg eshte munduar te krijoje probleme por pa arritur te vere seriozisht ne veshtiresi bardhezinjte qe ne minuten e 95-te te ndeshjes kane gjetur edhe golin e 2-0 ne Gjermani me ane te Federico Chiesa.
Kalon dhe pa probleme edhe Manchester United i Ten Hag qe keshtu ka mundur edhe ne Spanje Betis Sevilla me golin e vetem te shenuar nga Marcus Rashford. “Djajte e Kuq” kishin fituar me rezultatin e thelle 4-1 ne Angli dhe sonte jane mjaftuar me pak…
Sukses edhe per Feyenoord qe ka shpartalluar Shakhtar Donetsk ne Holande me nje rezultat tenistik 7-1, teksa nuk ka mundur dot te beje permbysjen dhe mrekulline Fenerbahce qe gjeti golin e vetem me Valencia. Skuadra turke eliminohet dhe kalon Sevilla pasi spanjollet kishin fituar 2-0 ne token andaluziane perpara 1 jave. Ndeshja e sotme zgjati plot 100 minuta per shkak te shteses se zgjatur…