EUROPA LEAGUE: Dudelange në playoff, entuziazëm edhe në Luksemburg! Tani e pret… (VIDEO)

13 Gusht 2019
20:10
back button

F91 Dudelange ia ka dalë sërish! Tani do të ketë shansin të shkojë për të dytin vit radhazi në Europa League, edhe pse duhet hedhur edhe stepi i fundit, pra hapi i playoff, ku pritet të njihet me kundërshtarin (Antëerp/Viktoria Plzen).

Pas suksesit brenda fushe me rezultatin 3-1, ndaj Nomme Kalju (ekipi kampion i Estonisë), kampionët e Luksemburgut kanë arritur të fitojnë edhe në Talin me golin e Danel Sinanit. Vendasit mbetën edhe me dhjetë futbollistë që në pjesën e parë.

Entuziazmi ka qenë i madh edhe në Luksemburg, aty ku ndeshja është ndjekur nga televizori në lokale dhe shtëpi. Sezonin e shkuar të Europa League, Dudelange luajti edhe ndaj Milanit në grupe, por barazimi historik erdhi përballë Betis (0-0).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit