EUROPA LEAGUE: Dy shqiptarë rrezikojnë kryqëzimin “Beograd” në playoff!

5 Gusht 2019
21:15
back button

Europa League 2019-2020 është njohur me shortin e hedhur sot në Nyon të Zvicrës sa i përket fazës finale, të fundit përpara grupeve, pra playoff. Kështu, të gjitha skuadrat pjesëmarrëse, por edhe ato që aktualisht garojnë për të shkuar në grupet e Champions League, janë njohur me rivalët.

TURI I TRETË EUROPA LEAGUE

Formula është e qartë: skuadrat që eliminohen nga turi i tretë i Champions shkojnë në Europa League, faza playoff. Por, fillimisht do të luhet si turi i tretë i Champions, si turi i tretë i Europa League.

TURI I TRETË EUROPA LEAGUE

Aty ku Migjen Basha dhe Arisi i tij do të ndeshet me ish-skuadrën e Solskjaer, Molde. Nëse e eliminon, fati mund ta përplasë me ekipin më të urryer nga shqiptarët, Partizan Beograd, shkak stadiumi i tyre dhe tifozeria ekstremiste.

Në vitin 2014, në stadiumin “Hum” të Beogradit, në fakt, Migjen Basha nuk ndodhej në fushë, por pamjet e uljes së dronit dhe trazirat më pas nuk do t’i harrojë në atë mbrëmje të 14 tetorit, Serbi-Shqipëri. Kështu, nëse Partizan Beogradi eliminon turqit e Malatyaspor, atëherë do të kemi këtë përplasje në playoff.

PLAYOFF EUROPA LEAGUE

Në turin e tretë, Elis Bakaj do të përballet me Torinon, një sfidë aspak e lehtë për Soligorskun e tij. Imeri, futbollisti shqiptar i Atromitos, do të ketë të bëjë me Legia Ëarsava. Ndërkohë, nëse kalon, i bie çifti Midtjyland-Rangers, me skocezët favoritët.

Idriz Voca, futbollisti i Kosovës, me Luzern e tij, do të përballet ndaj Espanyol dhe, nëse kalon, gjen Zorya (Ukrainë) ose bullgarët e CSKA Sofie.

PLAYOFF EUROPA LEAGUE (ekipet që eliminohen në turin 3 në Champions zbresin)

Riga e Herdi Prengës do të ketë të bëjë me Helsinkin dhe nëse kalon, në playoff do të gjejë Crvena Zvezda ose Copenhagen.

Ergys Kaçe dhe PAOK-u janë në pritje se çfarë do të ndodhë ndaj Ajax. Në rast eliminimi, në rrugën e shqiptarit do të jetë një skuadër mes Slovan Bratislava dhe Dundalk, të kalueshëm, të paktën në letër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit