EUROPA LEAGUE: Ekipet shqiptare njihen me shortin e turit të tretë! Laçin e pret… Mourinho

1 Shtator 2020
13:40
Telesport
back button

Shorti për turin e tretë kualifikues të Europa League u hodh sot në Nyon të Zvicrës dhe ekipet shqiptare kanë mësuar rivalët me të cilët do të përballeshin, sigurisht nëse kalojnë turin e dytë, gjë që nuk është aspak e lehtë!

Teuta, nëse kalon spanjollët e Granada, do të luajë kundër Lokomotiv Tbilis ose Dinamo Moskë, sërish brenda fushe, pra në Shqipëri.

Sa i përket Kukësit, nëse bën mrekullinë ndaj Wolfsburg, do të luajë kundër ekipit ukrainas, Desna, si ekip pritës.

Laçi, në rast se kalon Hapoel Beer Sheva, mund të luajë kundër Coleraine ose ekipit skocez Motherwell.

Shkëndija (nëse kalon Botosani) do të ketë mundësinë të luajë kundër gjigantëve të Tottenham Hotspur ose Lokomotiv Plodiv, edhe pse skuadra e Mourinhos duket më e mundshme!

Renova, në rast se kualifikohet kundër Hajduk Split, do të luajë me njërën nga dy skuadrat, Neftci Baku ose Galatasaray. Sakaq, Drita do të luajë ndaj Legia Warsava në Poloni!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit