Europa League: Galatasaray transformohet në Bayern Munich, por mungon Lewandowski

22 Tetor 2021
14:25
Denis Hakanaj
back button

Një episod i çuditshëm në mbrëmjen e Europa League.

Para ndeshjes mes Lokomotivës së Moskës dhe Galatasaray, ndeshje e vlefshme për javën e tretë të Grupit E, në tabelën elektronike ka ndodhur diçka e pazakontë.

Në momentin e lajmërimit të formacioneve të dy ekipeve, në vend të 11-shes së Galatasaray është shfaqur skuadra e… Bayern Munich.

Akoma më e çuditshme është se lojtarët nuk ishin 11, por 10 dhe mungesa ka qenë emri më i rëndësishëm: Robert Lewandowski. I çuditshëm ka qenë edhe fakti se emri i trajnerit ka qenë korrekt në teori, Fatih Terim, trajneri i Galatasaray.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit