EUROPA LEAGUE: Gjashtë gola dhe gafa, Shkupi hedh poshtë mundin në 5 minuta (VIDEO)

11 Korrik 2019
17:29
Anton Cicani
back button

Përmbysje dhe kundërpërmbysje… Pyunik-Shkupi i pati të gjitha në një 90 minutësh që rezervoi emocione deri në vërshëllimën finale të arbitrit. 

Skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut e nisi në malore këtë transfertë në turin e parë kualifikues të Europa League, duke pësuar gol pas 4 minutash, por u përgjigj më pas me Muharem Bajramin dhe Darko Ilieskin, duke çuar shifrat në 1-2 që në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, falë edhe gafës së portierit të vendasve, Bajrami realizoi me një goditje dënimi nga shumë larg golin e tretë. 

Atëherë kur u duk se shkupjanët hodhën hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, Pyunik gjeti dy gola brenda 5 minutash duke barazuar 3-3.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit