EUROPA LEAGUE: Ekuban dopjetë, përmbys golin e ish-sulmuesit të Interit (VIDEO)

22 Gusht 2019
21:02
back button

Në Athinë luhet ndeshja e parë e kualifikueseve për grupet e Europa League, AEK-u pret në shtëpi Trabzonsporin, teksa pjesa e parë është mbyllur në shifrat 1-2 për skuadrën turke.

Në minutën 4’ ishte ish-sulmuesi i Interit, Marko Livaja që shënoi golin e avantazhit për skuadrën greke, teksa Trabzonspor humbet një penallti me anë të Sosa në minutën 24’.

Për të bërë kthesën mendon Caleb Ekuban, i cili realizoi dy gola me kokë, nga goditja këndore, respektivisht në minutat 29’ dhe 44’.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit