Europa League, Kaka i ri dhe nxënësi i Mourinho-s kërcënojnë Milan-in

25 Shtator 2020
20:32
Denis Hakanaj

Milan-i, pasi ka eliminuar norvegjezët e Bodo/Glimt në raundin e tretë të Europa League, do të përballen me portugezët e Rio Ave-s në hapin e fundit para fazës me grupe të kompeticionit europian.

Trajneri i tyre është Mario Silva, nxënës i Jose Mourinho-s në Setbual. Ylli i skuadrës, pas largimit të sulmuesit iranian Mehdi Taremi te Porto, është fantazisti brazilian 26-vjeçar Diego Lopes.

Milanezët do të duhet të bëjnë kujdes edhe ndaj Lucas Piazon, brazilian shumë premtues akoma në pronësi të Chelsea-t dhe shpesh i krahasuar me ish-yllin kuqezinjve Kaka.

Formacioni titpik i Rio Ave (4-2-3-1): Kleszek; Pinto, Borevkovic, Santos, Reis; Filipe Augusto, Tarantini; Mané, Diego Lopes, Piazon; Moreira.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit