Europa League: Kualifikohen Arsenal dhe Leicester, barazim i çmendur në Portugali

26 Nëntor 2020
20:57
Denis Hakanaj
back button

Arsenal ka siguruar kualifikimin në raundin pasardhës të Europa League pas fitores bindëse 3-0 kundër Molde-s në javën e katërt të fazës me grupe të Europa League.

Topçinjtë e kanë siguruar fitoren në pjesën e dytë falë golave të Nicolas Pepe (50′), Nelson (55′) dhe Balogun (83′).

Buzëqesh edhe Leicester. Dhelprat janë kualifikuar gjithashtu në raundin pasardhës të Europa League pas barazimit të çmendur 3-3 në fushën e Braga-s.

Heroi i skuadrës së Brendan Rodgers ka qenë Vardy, që ka shënuar golin e barazimit 3-3 në minutën e 95-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit