EUROPA LEAGUE: Laçi goditet në fund dhe shpërdoron shansin! (VIDEO)

11 Korrik 2019
19:27
Anton Cicani
back button

Laçi nuk ka shkuar më shumë se sa një barazim 1-1 ndaj Hapoel Beer Sheva në ndeshjen e vajtjes së turit të parë kualifikues të Europa League. Përpara tifozëve kurbinas, bardhezinjtë shënuan menjëherë pas 3 minutash lojë me sulmuesin e ardhur nga Podeba në këtë merkato verore, Kyrian Nëabueze.

Kurbinasit iu afruan edhe golit të dytë me një goditje spektakolare nga ana e Xhixhës, por fati nuk ishte me mesfushorin. Në minutën e 78-të, mbrojtja e Laçit u çekuilibrua dhe u pësua goli i barazimit.

Hapoel iu afrua edhe golit të dytë, por tranversa i tha "jo".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit