EUROPA LEAGUE | Lamela eliminon Juventusit pas një beteje 120 minuta, Sevilla-Roma finalja e madhe! (VIDEO)

18 Maj 2023
23:42
Telesport
back button

Eliminohet Juventusi, Sevilla vazhdon te konfirmohet si “specialistja” e Europa League dhe siguron nje tjeter finale ne historine e saj. Mjafton nje gol i ish-romanistit Erick Lamela per te vulosur fatin e Juventusit, qe kishte kaluar i pari ne avantazh me Vlahovic, por ishte Suso ne te 71 ai qe do te barazonte shifrat duke cuar gjithcka ne shtese, aty ku pikerisht agjentinasi Lamela do te shenonte golin e fitores.

GOLI I LAMELA – VIDEO

Finalja e ekipit andaluzian do te jete perballe nje ekipi italian pasi eshte Roma në finale të një kompeticioni evropian për herë të dytë radhazi. Skuadra verdhekuqe ia doli të mbronte fitoren e arritur në Romë kundër Leverkusenit, duke barazuar pa gola në “BayArena”, për të prerë biletën për finalen e madhe të Europa League-s, që do të luhet në “Puskas Arena” të Bundapestit.

Sfida e zhvilluar në Leverkusen parashikohej e vështirë për ekipin e Mourinhos, por pavarësisht dominimit të “Aspirinave” në qarkullimin e topit dhe raste, rrjetat mbetën të paprekura. Në minutën e 12-të, Diaby tronditi traversën e Romës, ndërsa nëntë minuta para fundit të kohës së rregullt, Sardar Azmoun goditi befasishëm brenda zonës, por ngjitur me shtyllën.

Pavarësisht se “Aspirinat” e mbyllën Romës në zonë e saj në minutat e fundit, goli nuk erdhi dhe sfida u mbyll në barazim, me festën që ishte e gjitha për verdhekuqtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit