EUROPA LEAGUE: Lukaku “thyen” edhe VAR, Interi në gjysmëfinale (VIDEO+FOTO)

10 Gusht 2020
22:57
Eraldo Harlicaj
back button

Interi i Antonio Contes vazhdon të mos ndalet në Europa League dhe pasi kaloi Getafen, sonte bëri të njëjtën gjë edhe ndaj Leverkusen, në një sfidë aspak të lehtë, por të vendosur nga i zakonshmi Lukaku, që në fakt mund të kishte shënuar 3 gola, por VAR (me të drejtë) i hoqi dy penallti të akorduar fillimisht nga arbitri dhe korigjuar më pas…

Në anën tjetër, vetëm Havertz nuk i mjaftoi ekipit gjerman, që sulmoi pork a qenë konkrete dhe e rrezikshme në zonën zikaltër.

Interi e nisi mjaft mirë me golin e Barella, teksa Lukaku do të dyfishonte, por talenti gjerman ngushtoi shifrat. Më pas VAR, te penalltia e fituar nga D’Ambrosio dhe ajo e fituar nga Eriksen, korigjoi vendimet e arbitrit, që në fund për pozicion jashtë loje i tha “jo” sërish belgut…

Në fund, Interi kalon në gjysmëfinale, me vetëm një notë të hidhur: dëmtimi serioz i Sanchez, që braktisi fushën i aktivizuar si rezervë, për një tërheqje. Interi do të luajë me fituesin e çiftit Shakhtar-Basel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit