EUROPA LEAGUE | Liverpool dhe Villareal sigurojnë kualifikimin, Marseille fiton “betejën” me Ajax me hat-trick nga Aubameyang! Roma e Mourinhos zhgënjen (VIDEO)

30 Nëntor 2023
23:15
Telesport
back button

Ka mjaftuar një fitore e madhe, e merituar, e lehtë dhe zbavitëse e Liverpool që skuadra e Jurgen Klopp të avancojë në fazën tjetër të Europa League, teksa ka siguruar kreun e grupit dhe kualifikimin në sajë edhe të ndeshjes tjetër mes Toulouse dhe Union SG që kanë barazuar 0-0 në Francë dhe do të ndajnë vendin e dytë në javën e fundit.

Për djemtë e Klopp ka hapur rezultatin Diaz, ka shënuar Gakpo, i zakonshmi Salah dhe më pas ka mbyllur sërish Gakpo për një poker të lehtë në “Anfield Road”…

GOLI I LUIS DIAZ 1-0 (VIDEO)

GOLI I GAKPO 2-0 (VIDEO)

GOLI I SALAH 3-0 (VIDEO)

GOLI I GAKPO 4-0 (VIDEO)

Shpërdoron një rast të artë Roma e Mourinhos që në Gjenevë, ndaj Servette, është ndalur në një 1-1 që i dënon në vendin e dytë në grup pasi Slavia e Pragës me fitoren e rëndë 3-2 në fushën e Sheriff Tiraspolit e sheh veten në krye (+2 pikë mbi Roma-n) dhe në ndeshjen e fundit, do t’i mjaftonte një barazim ndaj Servette në Pragë.

GOLI I LUKAKUT – VIDEO

Për verdhekuqtë shënoi Lukaku në pjesën e parë, duke shkuar 10 gola sezonale, por vendasit gjetë barazimin në pjesën e dytë.

Betejë në Marseille aty ku topin e mer me vete në shtëpi Aubameyang, i cili sonte ndaj Ajax shënoi hat-trick ku në mes është një kryevepër gol me roveshatë brenda zone. Ajax u përgjigj në çdo avantazh të përkohshëm te ekipit të Gattusos por në fund ishte sërish Aubameyang ai që gjeti golin e 4-3 final, në një ndeshje ku Ajax luajti më shumë se 20 minuta me dhjetë futbollistë.

GOLI I AUBAMEYANG 4-3 (VIDEO)

Marseille që mer kreun e renditjes dhe tashmë Brighton del i dyti momentalisht dhe në javën e fundit do përcaktohet se cili kalon direkt dhe cili luan playoff.

Siguron kualifikimin edhe Villareal, duke qenë se sonte mundi 3-2 Panathinaikos në një sfidë që u duk e lehtë por u komplikua kur grekët, në disavantazh 3-0, shënuan dy gola.

Nuk fal Leverkusen që arrin fitoren e pestë në pesë ndeshje në Europa League, duke mundur Hacken në Suedi me dy golat e Bonniface dhe Schick. Sakaq, në sfidën tjetër, Molde u barazua 2-2 në fund nga Qarabag dhe tashmë në javën e fundit do të vendoset se kush kualifikohet si e dyta e grupit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit