EUROPA LEAGUE: Milani kthehet të luajë eurosfidat pas 644 ditësh! Formacioni zyrtar

17 Shtator 2020
18:53
Telesport
back button

Milani kthehet të shijojë ajrin evropian në raundin e dytë kundër Shamrock Rovers. Paraqitja e fundit e Djallit përtej kufirit në ndeshjet zyrtare daton në 18 Dhjetor 2018, kur kuqezinjtë u mundën 3-1 në stadiumin “Karaiskakis” të Athinës nga Olympiacos dhe u eliminuan nga grupet e Europa League. Kanë kaluar saktësisht 644 ditë nga ajo humbje.

Formacioni zyrtar i Milanit kundër Shamrock Rovers është caktuar nga trajneri Stefano Pioli, në ndeshjen që do të nisë në orën 20:00 në Dublin. Skuadra kuqezi, nëse kalon, do të përballet gjithashtu në turin tjetër me fituesin e çiftit Bodo / Glimt-Zalgiris Vilnius që luhet sot. Gjithçka sipas parashikimeve, edhe duke marrë parasysh zgjedhjet e detyruara të Stefano Piolit.

Shumë mungesa përpara ndaj edhe zgjedhja e Saelemaekers në të majtë.

MILAN (4-2-3-1): Donnarumma; Kalabria, Kjaer, Gabbia, Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Calhanoglu, Saelemaekers; Ibrahimovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit