EUROPA LEAGUE: Milani me 5 ndryshime në ekip, Lille pa yllin e saj! Formacionet zyrtare

26 Nëntor 2020
17:40
Eraldo Harlicaj
back button

Milani do të luajë sonte ndaj Lille në javën e katërt të grupeve të Europa League pas humbjes 3-0 në “San Siro”

Asnjë ndryshim, ose të paktën asnjë “devijim” nga ajo që pritej dhe ishte thënë e stërthënë këto ditë. Milani do të zbresë në fushë me 5 ndryshime në krahasim me sfidën ndaj Napolit në “San Paolo”, nisur edhe nga mungesat.

Ibrahimovic, Saelemaekers dhe Leao janë të dëmtuar, kurse Musaçhio ende jo i rikuperuar totalisht. Kështu që Pioli ka zgjedhur të hedhë në fushë një formacion ku zbresin titullarë Hauge, Dalot, Tonali, Castillejo dhe Gabbia. Për Hauge është hera e parë si titullar në mënyrë absolute, pasi ende nuk ka luajtur një ndeshje në total, por vetëm 62 minuta mes disa ndeshjesh.

Te Lille mungon ashtu si pritej Renato Sanchez, ylli i ekipit, pasi ende i dëmtuar.

LILLE: Maignan, Pied, Fonte, Botman, Mandava, Araujo, Xeka, André, Bamba, Yazici, David.

MILAN: Donnarumma G., Dalot, Kjaer, Gabbia, Theo Hernandez, Tonali, Bennacer, Castillejo, Calhanoglu, Hauge, Rebic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit