Milani përgatitet për debutimin sezonal në grupet e Europa League. Trajneri Stefano Pioli publikoi listën e ekipit kuqezi për Celtic-Milan, ndeshja e parë e Grupit H të Europa League që do të luhet të enjten 22 Tetor në 21.00 në Celtic Park.
Konfirmohet mungesa e Hakan Calhanoglu dhe ajo e Ante Rebic, por gjithashtu Duarte nuk ia del të grumbullohet pasi vetëm me dy ditë stërvitje. Kështu, Milani udhëton me vetëm dy mbrojtës qendre në Skoci. Gjithashtu Gabbia mbetet jashtë pasi ende i infektuar me Covid-19 kurse Musacchio nuk ka rikuperuar.
Kjo është lista e plotë e lojtarëve në dispozicion:
Portierë: A. Donnarumma, G. Donnarumma, Tătărușanu.
Mbrojtës: Calabria, Conti, Dalot, Hernández, Kalulu, Kjær, Romagnoli.
Mesfushorë: Bennacer, Castillejo, Díaz, Hauge, Kessie, Krunić, Saelemaekers, Tonali.
Sulmues: Colombo, Ibrahimović, Leão, Maldini.