Europa League, politika i prish punë Arsenal-it për finalen

10 Maj 2019
15:32
Denis Hakanaj
back button

Unai Emery është kritikuar shpesh, por mbetet një garanci kur bëhet fjalë për Europa League. Trajneri Spanjoll ka eliminuar Valencia-n dhe i ka dhuruar Arsenal-it një finale që mungonte prej 19 vitesh. Në majin e vitit 2000, gjithsesi, "Topçinjtë" janë mundur nga Galatasaray pas penalltive. 

Klubi anglez shpreson që gjërat të shkojnë ndryshe në Baku, kundër Chelsea-t. Megjithatë, Emery mund të mos ketë në dispozicion Henrikh Mkhitaryan për aktin e fundit të Europa League. Nuk bëhet fjalë për një dëmtim, por për një problem diplomatik.  

Sipas "Daily Mail", fantazisti mund të mos udhëtojë dot me ekipin për shkak të tensioneve diplomatike që ekzistojnë mes Armenisë së tij dhe Azerbajxhanit, vendi ku zhvillohet finalja. Një situatë kjo që mund të jetë e rrezikshme për lojtarin. 

Nuk është një gjë e re për Mkhitaryan, i cili nuk ka luajtur me Arsenal-in në transfertën e zhvilluara në fushën e Qarabag në fazën me grupe. "Topçinjtë" kanë hequr dorë nga autorizimi ndërkombëtar për ta pasur në dispozicion. 

Unai Emery ka thënë në atë kohë: "Nuk mund të udhëtojë me skuadrën. Puna ime është futbolli. Unë respektoj çdo njeri, çdo kulturë, çdo vend dhe njoh çdo situatë". 

Në 2015-ën, Mkhitaryan ka qenë i detyruar të heqë dorë nga ndeshja që Borussia Dortmund ka luajtur në fushën e Gabala, pavarësisht se UEFA i garantoi se do t'i siguronte një vizë. Në pritje të finales, Mkhitaryan duhet t'i kërkojë një leje qeverisë së Azerbajxhanit, por Arsenal-i duket se nuk ka ndërmend ta bëjë. 

A do të arrijnë "Topçinjtë" të mundin Chelsea-n edhe pa armenin? 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit