EUROPA LEAGUE: Prishtina eliminohet me turp në Gjibraltar (VIDEO)

2 Korrik 2019
19:42
back button

Prishtina është mposhtur 2-0 në ndeshjen e kthimit të turit paraeliminator të Europa League duke u eliminuar nga kompeticionit. 

Të besuarit e Mirel Josës e kanë mbyllur ndeshjen në mënyrën më të turpshme ndaj një skuadre modeste si St Josephs e Gjibraltarit, me dy kartonë të kuq brenda një minute dhe një gol të pësuar në fund. 

Pasi ndeshja e parë në kryeqytetin e Kosovës është mbyllur me rezultatin 1-1, gjithçka ishte e hapur për sfidën e zhvilluar në “Victoria Stadium”. 

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0, përpara se Bekteshin dhe Dallkun t’i kapte dalldia duke dalë të dy me karton të kuq brenda 60 sekodave. 

Minuta e dy të kuqve, ajo e 48’, ishte minuta vendimtare e ndeshjes, pasi çdo gjë u bë më e thjeshtë për vendasit. 

Në minutën e 75’ gjetën golin e avantazhit me Villar, ndërsa në të 80’ i vunë kapakun me Juanfri. Në minutën e 93' të takimit edhe për vendasit u tregua një karton i kuq, për lojtarin Rojas.

Një mundësi e humbur e kosovarëve, të cilët po të ishin kualifikuar do të luanin me Glasgow Rangers të Gerard. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit