EUROPA LEAGUE: Prishtina me super fat, mund të kalojë dy ture!

10 Gusht 2020
14:35
Telesport
back button

Shorti i Europa League për turet paraeliminatore dhe të para është hedhur, teksa jo vetëm ekipet e Superligës janë njohur me kundërshtarët por edhe ato shqiptare të tjera, në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Kështu, Shkupi do të luajë me Neftci Baku, ndërsa Shkëndija e Tetovës ka rival azerët e Sumgay City, në transfertë.  Renova gjithashtu zbuloi ekipin kundërshtar dhe është skuadra e Alashkert në Armeni.

Super short ai i Prishtinës, që nëse kalon Lincoln Red të Gjibraltarit përballet me ekipin luksemburgez të Union Titus Petange. Sakaq, Gjilani do të ketë të bëjë me APOEL Nikosia të Qipros nëse kalon skuadrën nga San Marino, Tre Penne.

Ndeshjet luhen më 27 gusht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit