EUROPA LEAGUE: Super Leverkusen në Skoci, Shakhtari shtang Gjermaninë! Olympiacos heroik (VIDEO)

12 Mars 2020
23:07
back button

Bayern Leverkusen ka arritur një fitore të rëndësishme dhe që thuajse e dërgon në fazën tjetër të Europa League, duke mundur edhe me tifozë në Skoci, Rangers e Gerrard dhe Kamberit. Skuadra gjermane shënoi 3 gola jashtë fushe me Havertz, Aranguiz dhe Bailey, ndërsa për vendasit rrjeta e vetme mban firmën e Edmunson.

Ndërkohë, fiton edhe Shakhtar Donetsk në stadiumin e boshatisur të Wolfsburg, duke shënuar dy herë në portën gjermane. Një ndeshje ku VAR u fut në lojë dhe bëri lëmsh gjithçka, ndërsa u gabuan edhe dy penallti (një për kokë). Moraes realizoi për ukrainasit kurse vendasit barazuan përkohësisht me Brooks, por miqtë shënuan golin e fitores me Marcos Antonio.

Heroik Olympiacos, që edhe pse me dhjetë lojtarë arriti të merrte barazim ndaj Ëolves dhe madje duke shënuar e para me anë të El Arabi.Prej minutës së 29-të, grekët mbetën me dhjetë, por në fund ishte Pedro Neto që barazoi gjithçka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit