EUROPA LEAGUE: Teuta shthuret në Letoni, thuajse e eliminuar (VIDEO)

11 Korrik 2019
18:41
Anton Cicani
back button

Teuta pëson një humbje të thellë 3-0 në Letoni ndaj Ventspils duke kompromentuar kështu kualifikimin për në turin tjetër të Europa League. Djemtë e Detit janë dukur të pafuqishëm, sidomos nën pjesën e dytë, ku kanë kapitulluar përballë ekipit vendas.

Durrsakët janë goditur që në minutën e pestë, ndërsa më pas kanë krijuar raste dhe volum, por pa finalizuar. 

Në pjesën e dytë, lodhja është ndjerë, teksa mbrojtja është çakorduar totalisht, duke pësuar dy gola në 15 minutat e fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit