EUROPA LEAGUE: United vazhdon të vuajë jashtë fushe, ekipi surprizë ndal Roma-n

3 Tetor 2019
20:52
back button

Manchester United nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 me AZ Alkmaar në ndeshjen e dytë të fazë së grupeve të Europa League. Të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer e kanë pasur të vështirë të shënonin në fushën artificiale të holandezëve teksa edhe trajneri ka zgjedhur të bëjë rotacion. Shumë të rinj ishin në fushë për të treguar vlerat e tyre, por në fund kanë dalë vetëm me një pikë. United mbetet në vend të parë të grupit me 4 pikë.

Roma ka barazuar 1-1 ndaj ekipit që vazhdon të befasojë kompeticionin. Austriakët e Wolfsberger AC, pas fitores me Monchengladbach, tani kanë barazuar brenda me Romën dhe mbeten në vend të parë të grupit J. Ndërkohë ia vlen të përmendet fitorja e Young Boys ndaj Rangers si dhe triumfi në sekondat e fundit të Wolves ndaj Besiktas. Më poshtë keni rezultatet e të gjitha ndeshjeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit