EUROPA LEAGUE: VAR prish festën e çmendur të Vlahovic, më pas e zhbllokon (Pamjet)

16 Mars 2023
19:40
Denis Hakanaj
back button

Europa League është kthyer mbrëmjen e sotme me ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ave të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian për klube.

Juventus synon të mbajë gjallë ëndrrën europiane dhetë mbrojë fitoren 1-0 të marrë në Torino në ndeshjen e parë kundër skuadrës së Freiburg.

GOLI I ANULUAR I VLAHOVIC – VIDEO

Bardhezinjtë e Massimiliano Allegri-t, në fakt, kanë arritur të kalojnë në avantazh në minutën e 28-të me një gol të Dusan Vlahovic, por që është anuluar pas ndërhyrjes së VAR për një pozicion jashtë loje.

Në fundin e pjesës së parë ka ardhur episodi më i rëndësishëm i ndeshjes, me vendasit që kanë mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Gulde. Juventus ka fituar një penallti që është transformuar në gol nga Vlahovic.

GOLI ME PENALLTI I VLAHOVIC – VIDEO

Duket se e ka hipotekuar në 45 minutat e para kualifikimin në çerekfinale skuadra e Feyenoord, që e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 3-0 ndaj Shakhtar Donetsk falë golave të Gimenez (9′) dhe Kokcu (24′, pen. 38′).

Fenerbahce e ka mbyllur 1-0 në avantazh pjesën e parë kundër Sevilla, që ka fituar 2-0 në takimin e parë të luajtur në Spanjë. Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë mes Betis dhe United. Djajtë e Kuq kanë fituar 4-1 në takimin e parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit