Europa League: Wolves fiton me “poker”, Cutrone protagonist në debutim (Video)

8 Gusht 2019
20:11
Denis Hakanaj
back button

Wolves ka fituar 4-0 ndeshjen e parë kundër Pyunik, e vlefshme për turin e tretë paraeliminator të Europa League. Skuadra angleze ka mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë, me golat e Doherty (29′) dhe Jimenez (42′).

Në pjesën e dytë ka ardhur edhe goli i dytë i Jimenez (46′), i cili ka trefishuar avantazhin e miqve, të cilët kanë gjetur edhe golin e katërt në fundin e ndeshjes. 

Ka qenë Neves që ka fiksuar shifrat në 4-0 me një penallti të fituar nga ish-sulmuesi i Milan-it, Patrick Cutrone, i cili ka debutuar me skuadrën e tij të re në minutën e 63-të, duke marrë vendin e Doherty. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit