Pasi ka fituar 4-0 në ndeshjen e parë në Armeni, Wolves ka mposhtur 4-0 Pyunik Yerevan në ndeshjen e kthimit.
Sulmuesi italian Patrick Cutrone ka qenë për të parën herë titullar në ndeshjen e sotme, por nuk arriti të shkruante emrin e tij në listën e golashënuesve.
Ishin Neto, Gibbs-White, Vinagre dhe Jota, ndërsa Cutrone regjistroi dy asiste. Tani Wolves do të luajnë ndaj Torinos në finalen e kualifikueseve të Europa League. Më poshtë keni rezultatet e ndeshjeve të tjera.