Europian zhgënjimesh për shtangistët kuqezinj edhe Godelli nuk jep asnjë rezultat

19 Prill 2023
19:31
Telesport
back button

Aventura e Shqipërisë në Europianin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Yerevan të Armenisë është një zhgënjim deri më tani. Pas Briken Cales edhe Daniel Godelli nuk arrin të japë asnjë rezultat në një turne ku synonte zonën e medaljeve, duke mos dhënë atë që pritej.

Në peshën 81kg, shtangisti kuqezi nuk realizoi asnjë provë në shkëputje, duke u tërhequr më pas nga gara dhe nuk mori pjesë në stilin e shtytjes. Një rezultat që ishte fotokopje me atë të Cales një ditë më parë, dy shtangistët kuqezinj që synonin zonën e medaljes, duke qenë se garonin në Baterinë A.

Në stilin e shkëputjes, Godelli zhgënjen në të trija provat, duke dështuar në tri raste të ngrejë tri pesha të ndryshme: Fillimisht 150kg e më pas 151 e në fund 152kg. Për pasojë, shtangisti kuqezi nuk merr rezultat në këtë stil, ndërsa Kristi Ramadani, që pat dueluar më herët në Baterinë B, u rendit i 9-ti, me 142kg.

Godelli nuk merr pjesë në shtytje, duke vendoasur të tërhiqet edhe pse, sipas peshës që kishte deklaruar, mund të kapte zonën e medaljes (185kg). Në këtë stil, më herët pat garuar edhe Kristi Ramadani, që me 175kg, u klasifikua në vendin e tetë. Në dygarësh, me 317kg, Ramadani u klasifikua po në vendin e tetë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit