EURO 2020: Kosova U-19 merr pikë me vlera ndaj Rusisë. Super goli i “Dardanëve” (VIDEO)

13 Nëntor 2019
17:07
back button

Në pritje të ndeshjes Çeki-Kosovë e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020, përfaqësuesja U-19 e “Dardanëve” ka zbritur sot në fushë dhe e ka nisur aventurën e fazës kualifikuese në Europianin 2020 për mosha (zhvillohet në Irlandën e Veriut) duke barazuar me Rusinë. Kualifikueset janë duke u zhvilluar në Uells dhe Kosova U-19 është pjesë e grupit 5.

Dardanët e drejtuar nga Ramiz Krasniqi janë paraqitur mjaft mirë dhe falë golit të shënuar nga Adonis Aliu, që i dha avantazhin fillestar në minutën e 11-të (me parabolë) kanë mundur të marrin pikën, pasi miqtë barazuan menjëherë brenda 1 minute, me Igor Shkolik.

Kosova U-19 iu afrua edhe fitores me Prapashticën por shtylla mohoi fitoren. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Uellsi e mposhti Poloninë, me rezultat bindës 3-0. Ndeshjen e dytë Kosova U19 e zhvillon kundër Polonisë, më 16 nëntor, derisa ndeshjen e fundit kundër Uellsit, më 19 nëntor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit