Europiani 2021, Shqipëria bie në një grup kualifikues me Italinë

3 Dhjetor 2019
10:58
Alfred Lleshi
back button

U hodh shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian U-17, që organizohet nga UEFA në periudhën 2020-2021, faza finale e të cilit do të luhet në Qipro. Goglat u tërhoqën nga Marton Dardai, kapiteni i Gjermanisë në finalet e vitit 2019, i cili mori trofeun “Respect Fair Play” në emër të ekipit të tij nga sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis. Shqipëria U-17, që drejtohet nga trajneri Elvin Beqiri, ka rënë në një grup me Italinë, Slloveninë dhe Rumaninë. Pra, ka kundërshtarë mjaft të fortë. Nga ana e saj, Kosova e kësaj grup-moshe ka “peshkuar” në shortin e sotëm Portugalinë, Republikën Çekedhe Malin e Zi. Kosovës I ndalohej të binte në një grup me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.

 Grupi 1: Bosnia & Herzegovina, Croatia, Bulgaria, Liechtenstein
Grupi 2: Italy, Slovenia, Romania, Albania
Grupi 3: Republic of Ireland, Slovakia, Northern Ireland, Estonia
Grupi 4: Belgium, Ukraine, Georgia, Lithuania
Grupi 5: Turkey, Russia, Faroe Islands, Gibraltar
Grupi 6: Portugal, Czech Republic, Montenegro, Kosovo
Grupi 7: Sëeden, Israel, Finland, Kazakhstan
Grupi 8: England, Greece, Azerbaijan, San Marino
Grupi 9: Austria, Norëay, Iceland, Moldova
Grupi 10: Hungary, Switzerland, Belarus, Luxembourg
Grupi 11: Germany, Poland, North Macedonia, Malta
Grupi 12: Serbia, Denmark, Latvia, Armenia
Grupi 13: France, Scotland, Wales, Andorra

Shënim: Dy të parët në secilin grup dhe katër skuadrat e vendit të tretë, me rekordin më të mirë të pikëve të grumbulluara në seksionin e tyre, do të bashkohen me Holandën dhe Spanjën në raundin elitar, i cili do të zhvillohet në pranverën e vitit 2021. Që aty do të dalin finalistët e kompeticionit.

Po si funksionoi shorti? Shqipëria ishte në rupin D, bashkë me Lituaninë, Estoninë, Armeninë, Kazakistanin, Kosovën, Andorrën, Lihtenshtajnin, Moldavinë, Luksemburgun, San Marinon, Maltën dhe Gjibraltarin. Kujtojmë se, bazuar në vendimet e mëparshme të Komitetit Ekzekutiv dhe Panelit të Emergjencave të UEFA-s, këto ekipe nuk mund të bioen në një grup kualifikues: Serbia dhe Kosova, Bosnje Hercegovina dhe Kosova, Azerbajxhani dhe Armenia. Mikpritësit e Qipros kualifikohen direkt për në finalet e Euro U-17, që do të luhen në maj 2021. Skuadrat më të mira, Hollanda dhe Spanja, iu bashkohen kualifikueseve në raundin elitar. 52 kombëtaret e tjera të kontinetit e fillojnë garën në raundin kualifikues, të ndara në 13 grupe me nga katër skuadra.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit