Europiani i atletikës, Burraj ndalet në gjysmëfinale, finalet mbeten tabu për kuqezinjtë

7 Mars 2021
17:41
Gentian Spiri

Atleti Franko Burraj është ndalur në gjysmëfinalet e Europianit të sallave të mbyllura të atletikës, event që po zhvillohet në Poloni. Ai garoi në disiplinën e 400 metrave.

Pas suksesit në bateri, ku zuri vendin e parë në baterinë e pestë (koha 47”42) dhe u kualifikua në gjysmëfinale, atleti kuqezi  nuk ka mundur të shkojë dot më tej.

Në gjysmëfinale, Burraj garoi në baterinë e dytë, ku u klasifikua i pesti mes gjashtë garuesve. Ai dha kohën 47”45, një kohë thuajse e njëjtë me atë të fazës eliminatore.

Në finale e kësaj gare shkonin dy të parët, ndaj Burraj u eliminua. Koha e tij në gjysmëfinale ishte e 14-ta mes 18 garuesve. Gjithsesi, kjo mbetet një paraqitje e mirë e tij në këtë event.

Në këtë Europian të sallave të mbyllura në atletikë, garoi edhe Izmir Smajlaj në kërcim së gjati, për ai u eliminua që në fazën eliminatore, duke mos shkuar dot në finale, që mbetën tabu për Shqipërinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit