Europiani i çiklizmit, Shqipëria zhgënjen në garat e saj

13 Shtator 2021
11:47
Telesport
back button

Në Trento të Italisë u zhvillua Kampionati Europian i Çiklizmit, një event ku u përfaqësua edhe vendi ynë. Për ngjyrat kuqezi, në këtë turne morën pjesë çiklistët Marolino Hoxha, Mejdin Malhani, Ylber Sefa, Olsian Velija, Mikel Demiri dhe Gjergj Zefi.

Në këtë event, garat u zhvilluan në disiplinën e rrugës, atë të kronometrit dhe ekipore, në kategoritë Elitë, U-23 dhe Junior.

Në garën e kategorisë “Elitë” për meshkuj (gara e rrugës, 179.2km e gjatë), Shqipëria nuk dha asnjë rezultat, pasi të katërt çiklistët kuqezinj nuk e përfunduan garën (Marolino Hoxha, Mejdin Malhani, Ylber Sefa dhe Olsian Velija).

E njëjta gjë edhe në garën e rrugës në kategorinë “U-23”, ku të dy çiklistët kuqezinj që zbritën në rrugë, Mikel Demiri dhe Gjergj Zefi, nuk e përfunduan garën.

Shqipëria nuk mori pjesë në garat e kronometrit dhe ato ekipore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit