Europiani i shtangës, Ermand Tabaku renditet i 16-ti në peshën 96kg

4 Qershor 2022
8:48
Telesport
back button

Pas medaljeve të ditëve të para të Europianit, tashmë për shtangistët kuqezinj është momenti që të fitojnë përvojë në pedanën e turnet kontinental të peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë. Në pedanë është ngjitur së fundi Ermand Tabaku, që garoi në Baterinë B të peshën 96kg.

Në stilin e shkëputjes ai bëri një paraqitje të mirë, duke u renditur në vendin e 10-të. Në këtë stil, ai realizoi vetëm provën e dytë, me 145kg, peshë që dështoi ta ngrinte në përpjekjen e parë. Në provën e tretë synoi 148kg, por pa sukses.

Në stilin e shtytjes, paraqitja e Tabakut është më modeste, duke u renditur në vendin e 16-të. Ai realizoi vetëm provën e parë, kur ngriti me sukses 170kg. Më pas dështoi dy herë të ngrejë fillimisht 175kg e më pas 177kg.

Në dygarësh, Tabaku u klasifikua në vendin e 16-të, me 315kg në total. Europiani do të përfundojë sot me peshat e rënda, ku në peshën 109kg do të garojnë për Shqipërinë Albert Meta dhe Ardit Onuzi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit