Europiani, kombëtarja humbet edhe në Zvicër, një set nuk mjafton

11 Gusht 2022
8:11
Telesport
back button

Kombëtarja e meshkujve në volejboll është mundur 3-1 nga Zvicra në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Europianit. Shqipëria ndodhet në Grupin G bashkë me Zvicrën, Bosnjën dhe Rumaninë.

Kjo është humbja e tretë e kombëtares në grup, ku ka edhe një fitore, duke u pozicionuar në vendin e fundit. Ndeshja e luajtur në Zvicër nisi mirë për kombëtaren e trajnerit Jani Melka, që fitoi 25-23 setin e parë.

Edhe në setin e dytë kuqezinjtë rivalizojnë disi, por në fund janë vendasit që fitojnë 25-20. Pas këtij seti, në fushë dominojnë vendasit, që kanë epërsi dhe fitojnë 25-16 e 25-10 dy setet e tjera, duke e merituar fitoren.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit