Europiani, kombëtarja U-20 humbet edhe sfidën ndaj Çekisë

22 Korrik 2021
10:40
Telesport
back button

Dy ndeshje dhe dy humbje për kombëtaren U-20 në basketboll për djem në Europianin e kësaj grupmoshe, turne që po zhvillohet në Brno të Republikës Çeke. Pas humbjes me Spanjën ditën e parë, kombëtarja kuqezi u mund edhe nga ekipi vendës në ditën e dytë, ndeshje ku diferencat mes skuadrave ishin të mëdha.

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Eni Llazani u mund 91-47 nga Republike Çeke, ndeshje e vlefshme për Grupin A. Vendasit e dominuan takimin në të katërta periodat dhe e merituan fitoren, ndërsa kuqezinjtë nuk mundën dot të rivalizojnë. Për Shqipërinë u dallua sërish Giseld Ndreca me 16 pikë. Ndeshja e radhës ajo me Kroacinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit