Europiani një zhgënjim, kombëtarja U-18 e koshit e fundit në fazën e grupeve

11 Korrik 2019
10:34
Telesport
back button

Paraqitja e deritanishme e Kombëtares U-18 në basketboll për vajza, e cila po merr pjesë në Europianin e Divizionit B të kësaj grupmoshe, ka lënë për të dëshiruar. 5 ndeshje të luajtura në fazën e grupeve dhe 5 humbje për vajzat kuqezi në turneun që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë.

Në fazën eliminatore, kombëtarja kuqezi ndodhej në Grupin D, ku në pesë ndeshje pësoi pesë humbje, duke u klasifikua në vendin e fundit. Shqipëria u mund nga Suedia, Luksemburgu, Holanda, Britania e Madhe dhe Ukraina, duke u renditur në vendin e gjashtë.

Për pasojë, në ditët në vijim, kombëtarja do të luajë për vendet 17-23, ku sfida e radhës është ajo ndaj Austrisë (më 12 korrik). Trajnere e kombëtares U-18 për vajza është Mirza Alibegaj. Edhe ky turne, ashtu si ato të viteve të kaluara, po konfirmon diferencat e mëdha që basketbolli shqiptar i vajzave ka me ekipet tivale.

Rezultatet teknike (Grupi D)

Shqipëri – Suedi, 46-100

Shqipëri – Luksemburg, 49-74

Shqipëri – Holandë, 36-89

Shqipëri – Britani e Madhe, 50-67

Shqipëri – Ukrainë, 60-80

Vendet 17-23

Shqipëri – Austri, 12 korrik (ora 18:45)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit