Europiani njolloset nga racizmi, UEFA heton ndeshjen Gjermani-Hungari

25 Qershor 2021
11:47
Alfred Lleshi
back button

Ndeshja e fundit e Grupit F të Kampionatit Europian midis Gjermanisë dhe Hungarisë, e luajtur më 23 qershor në “Allianz Arena” të Mynihut, është nën lupën e UEFA-s për rastet e mundshme të racizmit. Një inspektor i Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s u caktua për të kryer një hetim mbi incidentet e mundshme diskriminuese që ndodhën gjatë ndeshjes. Gjermani-Hungari tashmë kishte përfunduar në qendër të vëmendjes qysh para fillimit të saj për shkak të stadiumit.

Gjermania kërkoi ta ndriçonte me ngjzrat e ylberit si një mesazh solidariteti për komunitetin LGBTQ, por UEFA nuk e lejoi, duke e konsideruar me qasje politike. Sidoqoftë, gjestet pro dhe kundër këtij komuniteti nuk munguan para dhe gjatë ndeshjes, teksa një tifoz hyri në tapetin e blertë me flamurin e ylbertë në duar, kur po intonohej himni kombëtar i Hungarisë, vend që miratoi një ligj kundër homoseksualëve së fundi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit