Europiani U-17/ Kombëtarja i humbet të gjitha sfidat, renditet e fundit

17 Janar 2022
8:16
Telesport
back button

Kampionati Europian U-17 në volejboll për vajza ka qenë një zhgënjim për kombëtaren shqiptare të kësaj grupmoshe. Shqipëria e drejtuar nga trajnerja Amarilda Prenga është renditur në vendin e fundit në grupin e saj, duke i humbur me rezultatin 3-0 të gjitha sfidat.

Shqipëria bënte pjesë në grupin ballkanik (BVA) të këtij Europiani, një grup i vështirë, ku triumfoi Serbia, që i fitoi të gjitha ndeshjet. Sfidat e këtij grupi u zhvilluan në Turqi, që u rendit në vendin e dytë dhe më pas u klasifikuan Bullgaria, Greqia, Rumania e në fund Shqipëria.

Pas humbjeve me Serbinë e Turqinë, Shqipëria u mund 3-0 edhe nga Rumania (25-11, 25-15, 25-10), Grqia (25-7, 25-7, 25-13) dhe Bullgaria 25-7, 25-10, 25-11). Shqipëria nuk arriti të fitojë asnjë set, duke qenë shumë larg rivaleve, që patën epërsi të plotë. Gjithsesi, për vajzat e reja kuqezi kjo mbetet një përvojë e mirë ndërkombëtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit