Evangjelia Veli zhgënjen në shtytje, dy dështime dhe tërhiqet nga gara

9 Dhjetor 2021
13:27
Gentian Spiri

Nuk është mbyllur ashtu sikurse dëshironte aventura e shtangistes Evangjelia Veli në Botërorin e peshëngritjes, ku garoi në peshën 55kg. Pas paraqitjes së mirë në stilin e shkëputjes, ku u klasifikua në vendin e katërt në botë, në stilin e shtytjes ajo zhgënjeu.

Evangjelia Veli u ngjit në pedanë vetëm në dy nga tri provat e saj në këtë stil.

Veli dështoi të ngrejë peshën 105kg në përpjekjet e para, ndërsa në provën e tretë u tërhoq dhe nuk u ngjit në pedanë. Edhe pse arriti ta ngrejë shtangën në supe, Veli nuk arrin ta çojë atë lart, duke mos dhënë atë që priste.

Për pasojë, ajo nuk dha rezultat në këtë stil dhe nuk dha rezultat as në dygarësh. Në shkëputje ajh u rendit e katërta me 89kg, një kilogramë larg medaljes së bronztë. Ajo e mbylli këtë botëror pa medalje, event që po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit