Everton, zbulohet ideja e çmendur e Carlo Ancelotti-t

4 Maj 2021
17:42
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Everton, Carlo Ancelotti, ëndërron të bashkohet me sulmuesin e Tottenham, Gareth Bale.

Kjo është bomba e lëshuar nga Okdiario.

Bale ka fituar Champions League te Real Madrid nën drejtimin e Ancelotti-t dhe tani që duket se ka gjetur formën me Spurs, trajneri i Everton ka dëshirë të bashkëpunojë përsëri me kapitenin e Uellsi-t.

“Ancelotti ka kërkuar Bale, një lojtar që e ka dashur gjithmonë kur janë takuar në Madrid”, shkruan Okdiario.

“Do ta marrë tek Everton”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit