Evitohet përballja me Joshua, Oleksandr Usyk me rival të ri më 28 mars

7 Janar 2020
11:38
Telesport
back button

Boksieri ukrainasi Oleksandr Usyk nuk do të duelojë për titullin kampion bote në peshën e rëndë ndaj britanikut Anthony Joshua. Promotori i njohur Eddie Hearn, që menaxhon të dy boksierët, ka deklaruar se për Usyk, i pamposhtur në karrierën e tij në ring, kandidati më i mundshëm është britaniku tjetër Dereck Chisora.

Hearn tha se me shumë gjasa, Joshua do të mbrojë titujt kampionë bote ndaj bullgarit Kubrat Pulev, ndaj për Usyk alternativa më e mirë mbetet Chisora. Një duel që me shumë gjasa do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, më 28 mars të këtij viti, në stadiumin “O2 Arena” të Londrës.

Kjo është një përballje e madhe për Divizionin e peshës së rëndë, një sfidë që garanton edhe shumë të ardhura për boksierët. Ne po studiojmë mundësinë që kjo sfidë të zhvillohet më 28 mars në Londër”, u shpreh Eddie Hearn.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit