Evra dhe grupi special: E ka krijuar Ferdinand. Flasim çdo dy minuta

14 Tetor 2021
18:07
Denis Hakanaj
back button

Disa lidhje të krijuara në botën e futbollit i rezistojnë kohës.

Po flasim për Manchester United dhe lojtarët që në 2008-ën kanë triumfuar në Champions League. Në atë skuadër kanë qenë fenomenë si Rio Ferdinand, Van der Sar dhe Patrice Evra.

Pikërisht ky i fundit ka zbuluar një detaj interesant në një intervistë të dhënë për Daily Mail.

“Disa lojtarë, kur tërhiqen, kanë vështirësi që të largohen nga atmosfera që krijohet në dhomat e zhveshjes. Bisedat me shokët e skuadrës dhe batutat”, ka thënë Evra.

“Një herë kam folur me Van der Sar dhe e kam pyetur si shkonin gjërat. Ai më ka thënë: ‘Më mungoni djema'”.

Ish-mbrojtësi francez ka shtuar edhe se mes ish-shokëve të skuadrës është gjetur një zgjidhje për të qenë vazhdimisht në kontakt: një grup në Whatsapp.

“Ne jemi me fat. Grupi i 2008-ës i Manchester United është i gjithë në një chat në Whatsapp. Flasim çdo dy minuta dhe tallemi me njëri-tjetrin siç bënim kur ishim futbollistë. E ka krijuar Rio Ferdinand dhe e përdorim gjithmonë. Jemi të bashkuar si një familje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit