Evra flet për sfidën më të vështirë të jetës: Atje kam parë lojtarë të villnin në stërvitje

22 Tetor 2019
15:57
Denis Hakanaj
back button

Ish-mbrojtësi i Francës, Patrice Evra, ka folur në lidhje me aventurën e tij tek Juventus në një intervistë të dhënë për Sky Sports.

“Te Manchester United më dukej sikur isha me pushime në krahasim me kohën kur kam qenë tek Juventus. Mentaliteti i punës në Itali është ndryshe dhe përdoren metoda të tjera”, ka thënë Evra.

“Stërviten edhe në ditën e ndeshjes. Jam krenar që kam luajtur për Juventus-in dhe e konsideroj një nga sfidat më të vështira të jetës sime”.

“Kishim vetëm një ditë të lirë në muaj. Më pas gjithçka është e kontrolluar, je i detyruar të hash në ambientet e klubit. Kam mësuar shumë taktikisht atje, edhe pse nuk pëlqente stili i jetës, sepse unë e dija si ta kontrolloja veten. Por janë gjëra të rëndësishme për të rinjtë”.   

“Juventus ka një ADN të tillë që të bën të punosh shumë. Kam parë lojtarë të villnin në stërvitje, por e kanë çuar seancën deri në fund. Më kanë kërkuar të vrapoja 12 kilometra në çdo ndeshje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit