Evra kundër United: Po kthehet në një cirk…

4 Dhjetor 2021
17:03
Denis Hakanaj
back button

Nga Solskjaer te Rangnick, Manchester United ka ndryshuar trajner dhe ka vebdosur t’i besojë gjermanit deri në fund të sezonit.

Një zgjedhje që nuk është pëlqyer aspak nga Patrice Evra, ish-yll i Djajve të Kuq, i cili ka kritikuar klubin në një intervistë të dhënë për Prime Video UK.

“Po fillon të kthehet në një cirk, sa trajnerë kemi shkarkuar deri tani? Nuk e dimë nëse Rangnick do të vijë si trajner vetëm për gjashtë muaj sepse kanë një trajner tjetër në mendje”, ka thënë francezi.

“Ka ndodhur më parë me Solskjaer, i cili ishte një trajner i përkohshëm dhe në fund i kanë dhënë një kontratë trevjeçare”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit